Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka folur me shumë respekt dhe entuziazëm për Xabi Alonson, i cili është vendosur në bankinën e Real Madridit.
Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Lewandowski tha se e njeh mirë Alonson dhe beson se është i përgatitur për sfidën e madhe në krye të “Los Blancos”.
“Mendoj se ai është një trajner i mirë për Real Madridin që mund ta ndihmojë këtë ekip. Ndoshta i duhet pak kohë, por po përgatitej për këtë klub si trajner”, deklaroi Lewa.
Sulmuesi i Barcelonës kujtoi periudhën kur luanin së bashku dhe e përshkroi Alonson si një njeri të vendosur dhe me vizion.
“Si lojtar, e njoh shumë mirë Xabin. Ne stërviteshim gjithmonë së bashku. Dhe e dija që një ditë Xabi do të bëhej trajner. Në fillim, sigurisht, në një ekip më të vogël. Por pas disa vitesh, ai është trajneri i një ekipi më të mirë në botë”.
“Me të [Xabi Alonson], jam i sigurt se Real Madridi do të jetë përsëri i rrezikshëm sezonin e ardhshëm”, deklaroi polaku. /Telegrafi/