HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELojtari me origjinë nga Bajza që ka luajtur me Sassuolon, pranë firmës...

Lojtari me origjinë nga Bajza që ka luajtur me Sassuolon, pranë firmës me Egnatian

Aristidi Kolaj është dëshira e radhës tek Egnatia. 25-vjeçari ka luajtur më parë për Shpresat e Shqipërisë, ndërsa gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka lëvizur nga Italia.

Po ashtu mbahet mend që Sassuolo zotëronte kartonin e tij. Në verën e vitit 2021 largohej për 100 mijë euro te Alessandria.

Kolaj është me origjinë nga Bajza dhe luan në krahun e djathtë të sulmit dhe prej 2 vitesh jep kontributin e tij te Pescara. Ka kontratë të vlefshme dhe për 1 vit, ndërsa mbetet për t’u parë si do arrijnë palët te zgjidhja e saj.

Kujtojmë se Egnatia luan sot në orën 20:00 sfidën vendimtare për Conference League. Ndeshja e parë kundër Vikingur Rejkjavik është fituar 0-1, ndërsa kualifikimi do vendoset në “Loro Boriçi”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments