HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Loro Boriçi' një 'fortesë', Vllaznia ka statistika dominuese në shtëpi

‘Loro Boriçi’ një ‘fortesë’, Vllaznia ka statistika dominuese në shtëpi

Nga Endri ÇINARI

Ndeshjet shtëpiake kanë qenë me të vërtetë një pikë e fortë e Vllaznisë këtë edicion. Pavarësisht se në kalendar, kuqeblutë kanë luajtur 4 ndeshje në shtëpi, faktive është se vetëm 3 janë luajtur në “Loro Boriçi”. Kjo pasi dueli i fundit i javës së 8-të kundër Elbasanit u zhvillua në fushën e këtyre të fundit. Për shkak të mbjelljes së barit të fushës në stadiumin e Shkodrës.

Kështu janë 3 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion deri më tani në Shkodër. E para ka qenë një barazim në shifrat 2-2 kundër Tiranës. Ku në “klasike” si kuqeblutë dhe kryeqytetasit ndanë pikët mes tyre. Por në dy ndeshjet e tjera, ekipi u drejtuar nga Brdaric ka marrë pikët e plota në shtëpinë e tyre.

Duke nisur nga fitorja kundër kampionëve në fuqi të Egnatias. Ku rezultati ishte 3-1 në favor të 9 herë kampionëve të vendit. Po ashtu Vllaznia ka dalë me pikët e plota edhe kundër Bylis. Me një fitore të pastër në shifrat 2-0 ndaj mallakastriotëve. Pra nga 3 ndeshje në shtëpi Vllaznia ka marrë 7 pikë. Një mesatare e shkëlqyer përsa i përket dueleve shtëpiake.

Po ashtu shkodranët e kanë gjetur rrjetën 7 herë në shtëpinë e tyre dhe nga 11 në total që kanë shënuar kuqeblutë, 7 kanë ardhur në “Loro Boriçi”. Gjithashtu skuadra ka pësuar vetëm 3 gola në stadiumin e saj. Duke treguar në këtë mënyrë se stadiumi shtëpiak mbetet një pikë e fortë e kësaj skuadre./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments