HomeKRYESORELuka Modriç nuk ka ndër mend të ndalet, kërkon edhe një vit...

Luka Modriç nuk ka ndër mend të ndalet, kërkon edhe një vit kontratë me Real Madridin

Luka Modriç dëshiron të vazhdojë edhe një sezon të luaj me fanellën e Real Madridit. Marrëveshja e tij aktuale zgjat deri në qershor 2025, por ai shpreson ta zgjasë atë edhe për një vit.

Sipas Fabrizio Romano, prioriteti i Modric është të qëndrojë në klub. Ai nuk po shqyrton opsione të tjera dhe dëshiron të mbetet pjesë e skuadrës.

Dëshira e tij është të qëndrojë në klub dhe të jetë pjesë e skuadrës duke nënshkruar marrëveshje të re deri në qershor 2026.

Zgjedhja e parë dhe opsioni i parë i Modric është gjithmonë Real Madrid.

Mesfushori e di se koha e tij e lojës ka rënë këtë sezon, por ai është ende plotësisht i përkushtuar. Ai vazhdon të jetë një figurë e respektuar në dhomat e zhveshjes.

39-vjeçari ka luajtur në 44 ndeshje me fanellën e Realit në të gjitha garat, derisa ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments