HomeKRYESOREManchester United me 10 futbollistë eliminon Arsenalin nga FA Cup pas gjuajtjes...

Manchester United me 10 futbollistë eliminon Arsenalin nga FA Cup pas gjuajtjes së 11 metërshave

Manchester United është kualifikuar në raundin e ardhshëm të FA Cup, pasi kanë mposhtur Arsenalin në ‘Emirates’ pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-3. Vendasit patën iniciativën duke pasur më shumë në posedim topin, por duke mos arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në fakt Arsenali mendoi se kishte kaluar në epërsi kur në minutën e 18-të Gabriel Martinelli shënoi gol, por që ai u anulua për pozicion jashtë loje.

United në anën tjetër nuk krijoi asnjë rrezik për portën e David Raya, kjo për shkak të angazhimit të lartë të ‘Topçinjve’ në fazën defanzive.

Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Bruno Fernandes i cili në minutën e 52-të realizoi një super gol për 1-0.

Unitedi mori një goditje të rëndë, pasi Diogo Dalot mori edhe kartonin e dytë të verdhë (61’) duke lënë ekipin me 10 lojtarë në fushë për 1 orë lojë.

I shpejtë ishte reagimi i Arsenalit të cilët reaguan duke barazuar rezultatin në 1-1 përmes Gabriel Magalhaes i cili e mposhti turkun Bayindir.

Ishte pikërisht Bayindir ai i cili u bë hëro për Unitedin në minutën e 72-të duke pritur penalltinë e Martin Odegaard.

Pas kohës së rregullt nuk pati fitues dhe u deshën vazhdimet, ku as ato nuk prodhuan një ekip fitues dhe kështu u desh ekzekutimi i penalltive.

Në penallti më të saktë ishin skuadra e Manchester United të cilët fituan me rezultat 5-3 duke avancuar kështu në raundin tjetër të FA Cup./Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments