Dita e sotme ka qene e veçante per trajnerin e boksit te Vllaznise dhe te kombetares shqiptare- Zef Gjoni. Ai ka festuar 78 vjetorin e lindjes dhe kete moment e ka ndare mes shume miqsh te tij dhe ne veçante me boksieret aktuale qe stervit, por edhe te tjere ish- boksiere te cilet jane mbledhur te gjithe sebashku ne kete ditelindje te trajnerit te tyre.

Ata kane kaluar nje dreke te kendshme diten e sotme ne nje nga lokalet e pikes turistike te Shirokes. Madje disa prej ish- boksiereve kishin ardhur nga jashte, enkas per ditelindjen e trajnerit te tyre. Keshtu Admir Hardolli kishte ardhur posaçerisht nga Anglia, Ardian Bajrakurtaj nga Belgjika, ndersa dy ish- boksieret qe tashme edhe pjese e presidences se boksit te Vllaznise Mondi Ndou dhe Melser Avdyli erdhen nga Gjermania.

Nga Tirana kishin ardhur Besnik Rama, por edhe Sead Bushati dhe boksieri Alban Beqiri, nga Vlora mberriten Gezim dhe Krenar Zeneli, te cilet iu bashkuan veteraneve te boksit shkodran si Besnik Gjetaj, Agron Bushati, Artur Gavoçi, Besnik Limani, Rafael Daberdaku, Jetmir Kuçi, Oltion Kraja e Lazarin Vila.

Nuk mund te mungonin edhe disa prej boksiereve aktuale te Vllaznise si Arjon Kajoshi, Bekim Vjerdha e Senad Drini, ashtu si dhe miqte e ngushte te Zef Gjonit, Eljaz Guri, Gjergj Livadhi, Dhimiter Taçi, Mhill Volaj etj.

Per disa ore me rradhe, te gjithe keto figura kane perjetuar shume emocione, duke kujtuar sebashku edhe vitet e bukura ne sportin e boksit, sukseset por edhe veshtiresite. Mbi te gjitha duke vleresuar jashtezakonisht shume emrin dhe figuren e Zef Gjonit ne te gjithe sukseset e boksit shkodran. Me rastin e ditelindjes se 78-te te tij, per kete personalitet te sportit nuk mund te mungoje edhe nje urim i gazetes “Shkodra Sport”: Edhe 100 njeriu i pamposhtur, legjenda e boksit, Zef Gjoni!