Eliminimi nga “Conference League” ende nuk eshte harruar ne Shkoder, megjithate te Vllaznia duan ta lene pas dhe te nisin te mendojne per ate se çfare i pret ne sezonin e ri te futbollit shqiptar.
Pikerisht per kete arsye, pushimet e futbollisteve kuqeblu kane marre fund diten e sotme dhe nga neser ata do t’i rikthehen serish fushes se stervitjes, per te vijuar me pergatitjet.
Qe pas ndeshjes se kthimit ndaj Valur, trajneri Brdariç i kishte lene pushim lojtaret e tij te cilet kane gjetur kohen e duhur per te bere pak pushime, para se te rinise serish periudha e ngarkeses ne stervitje.
Kujtojme qe kampionati i Superliges shqiptare starton me 18 gusht me ndeshjen e pare ne transferte ndaj Partizanit dhe te Vllaznia kane nisur te mendojne qe tani per te. Objektivi i saj padyshim qe do te jete per te konkurruar deri ne fund per titullin kampion, por kjo do te varat nga sjellja ne fushen e lojes dhe rezultatet qe ajo do te arrije./www.shkodrasport.com/