Ekipi i Basanias ka nisur pasditen e djeshme pergatitjet per sezonin e ri futbollistik duke zhvilluar te paren seance stervitore. Te pranishem ne te kane qene thuajse te gjithe futbollistet qe kane mbyllur sezonin e kaluar te cilet jane vene tashme ne dispozicion te trajnerit Haris Lika i cili do t’i drejtoje ata ne sezonin e ri.

Per vete trajnerin, ambjenti per te punuar eshte ai i duhuri dhe per kete arsye ka pranuar te rikthehet per here te dyte tek kjo skuader, por tashme ne kategorine e dyte dhe me pretendime shume te qarta per te qene nje ekip i cili do te kete pretendime te larta.

“E prita me shume kenaqesi ftesen per te drejtuar Basanian dhe per mua ky eshte nje vleresim. E mora ne konsiderate menjehere kete gje duke menduar se eshte hera e dyte qe bashkepunoj me presidentin Ermir Shimaj. Dhe perderisa kemi qene shume te kenaqur me njeri-tjetrin heren e pare, i thashe “po” edhe ofertes per ta drejtuar per here te dyte kete skuader”- eshte shprehur fillimisht trajneri Lika.

“Objektivi i ekipit eshte per te shkuar lart dhe te jemi ne tre skuadrat me te mira te kampionatit. Presidenti eshte duke bashkepunuar me disa menaxhere dhe presim te na vijne disa lojtare nga jashte. Po ashtu jemi duke biseduar me disa lojtare vendas qe besoj se jane elita e kategorise se dyte.

Prandaj shpresoj te ndertojme nje ekip te mire me te cilin te dalim me nje objektiv konkret, per te shkuar ne “Top-3″ e kampionatit, por pse jo edhe me lart, kuptohet ne varesi te rezultateve qe do te kete ekipi”- eshte shprehur trajneri Haris Lika ne nje prononcim te dhene per Star Plus TV./www.shkodrasport.com/