Kjo foto i perket majit te vitit 2001. Dites kur Vllaznia u shpall kampione e Shqiperise per here te nente dhe ne fakt ky eshte titulli i fundit i fituar prej saj qe prej asaj periudhe e deri me sot.
Eshte shkrepur nga fotereporteri i mirenjohur Engjell Gjolaj. Ne te jane dy personazhe shume te njohura, Dervish Haxhiosmanoviç dhe Ferid Borshi, dy pjestaret e stafit teknik te Vllaznise se atij viti.
I pari pat ardhur veren e nje viti me pare ne Shkoder nga Podgorica dhe i beri shkodranet te dashurohen menjehere pas tij per menyren si punonte dhe mbi te gjitha per dashurine e tij per ngjyrat kuqeblu.
I dyti nuk e nisi sezonin ne stafin e malazezit, por me pas ne nje moment kur gjerat nuk po shkonin ashtu si duhet, ish- presidenti Myftar Çela vendosi ta emeronte ne staf si “perforcim” i Haxhiosmanoviç dhe sebashku me Rakiqin e Danin bene nje pune shume te mire duke e shpallur Vllaznine kampione ate vit.
Jane momente shume interesante qe ndonese kane kaluar plot 22 vite qe atehere, serish jane ne mendjen e çdo shkodrani. Llogarit pastaj per vete Haxhiosmenoviç e Borshin qe mbeten momente te pashlyeshme per gjithe jeten e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/