Ka provuar te luaje me te dy ekipet, eshte shpallur kampion si me Vllaznine ashtu edhe me Tiranen dhe kuptohet qe i njeh mire te dy ambjentet. E kemi fjalen per ish- mesfushorin Saimir Patushi.

Ai ka qene i ftuar ne emisionin “Studio Sport” ne Vizion Plus teksa eshte ndalur tek sfida e djeshme ne mes ketyre dy ekipeve dhe u shpreh se fatin e saj e vendosen episodet. Patushi e ka vleresuar ecurine e Vllaznise dhe eshte shprehur se prej saj pritet vetem qe te kete vazhdimesi sepse ne kete menyre mund te shkoje drejt objektivit te saj, fitimit te titullit kampion.

“Unë mund të them se ky kampionat i këtij sezoni është më “i çmenduri”. Them kështu sepse nga vendi i parë deri tek i fundit, lëvizin dy-tre ndeshje. Ose nga vendi i gjashtë tek i pari, janë vetëm 6 pikë diferencë. Prandaj e quaj “çmenduri”, për më tepër që nuk ka mbaruar akoma faza e tretë e tij.

Kjo gjë besoj se i bën mirë futbollit, i bën mirë si ekipit pretendent që dëshiron të dalë kampionat, ashtu edhe atij që lufton për të mos rënë nga kategoria. Sa i takon ndeshjes Vllaznia- Tirana, mund të them se skuadrës shkodrane i janë dashur pikët dhe nuk ka rëndësi nëse ato i ka marrë me lojë të bukur apo të shëmtuar.

Loja në fakt në atë 90 minutësh ka qenë aty- aty dhe fatin e saj e vendosën episode. Unë uroj që Vllaznia të jetë me këmbë në tokë dhe të mos jetë ajo skuadra që fiton një ndeshje dhe gabon në tjetrën. Të mos harrojmë se ky kampionat na ka mësuar që të gjitha ekipet janë të forta”- eshte shprehur Saimir Patushi./SHKODRA-SPORT.COM/