Kampionati kombetar i futbollit amator vijon rrugetimin ne pjesen e dyte te tij dhe para pak ditesh, ekipi shkodran MFC Panthers, qe drejtohet nga trajneri i njohur, Fatmir Axhani, ka rregjistruar nje barazim ne ndeshjen e rradhes. Ne perballjen e luajtur ndaj ekipit Pastaria ne kompleksin “Skender Halili”, futbollistet e Panthers Shkodra nuk kane shkuar dot me teper se barazimi 1-1.

Fillimisht, ekipi kundershtar i Panthers tundi rrjeten e ekipit shkodran, duke kaluar ne avantazh 0-1. Megjithate, Panthers kunderpergjigjet menjehere dhe barazon shifrat me autor Besfort Gjoklajn, i cili e con rezultatin ne 1-1.

Deri ne fund nuk do te kishte me histori dhe me kete rezultat do te mbyllej e gjithe ndeshja. Pas ketij barazimi, skuadra shkodrane ka nje distance prej gjashte pikesh nga vendi i pare ne tabelen e klasifikimit, me Panthers Shkodra qe renditet ne vendin e dyte ne kuoten e 27-pikeve.

Megjithate, kjo skuader do te vijoje serish per te pretenduar fitimin e titullit kampion. Realisht, ata jane debutues ne kete kampionat dhe ecuria e tyre ka qene pozitive mund te thuhet, pasi futbollistet e ketij ekipi i kane kaluar parashikimet, por ata do te synojne deri ne fund per fitimin e titullit kampion, gje qe momentin duket mjaft e veshtire, duke marre ne konsiderate distancen momentale nga kreu i renditjes. /Maringlen ZHIVANI/

Panthers Shkoder-Pastaria 1-1

Goli per Panthers: Gjoklaj

Formacioni i Panthers Shkodra: Nutaj, Gjoklaj, Cokaj, Smajli, Gokaj, Mehja, Drabeja, Marku, Osmani Tr: Fatmir Axhani