Wednesday, July 8, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESulmuesi nigerian i Shirokës në provë te Tirana

Sulmuesi nigerian i Shirokës në provë te Tirana

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Tirana po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri dhe në seancat e fundit stërvitore ka rënë në sy prezenca e një futbollisti të ri me fanellën me numrin 9. Bëhet fjalë për sulmuesin nigerian të Shirokës, 23-vjeçarin Gabriel Olamide Ogungbire, i cili ndodhet aktualisht në provë te bardheblutë.

Nga pamjet e publikuara nga klubi kryeqytetas, lojtari është duke u vëzhguar nga stafi teknik, që do të vendosë në ditët në vijim nëse do t’i ofrohet ose jo një kontratë. Ogungbire nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar, pasi më parë ka qenë pjesë e ekipit të KF Shirokës.

Sulmuesi nigerian ka lënë gjurmë me skuadrën shkodrane, duke shënuar edhe 15-gola në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar. Mbetet për t’u parë nëse paraqitjet e tij gjatë periudhës së testimit do të bindin drejtuesit dhe stafin teknik të Tiranës për ta bërë pjesë të skuadrës në sezonin e ri.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments