Friday, June 5, 2026
FAQJA E PARE ATLETIKEKryebashkiaku Beci pritje të veçantë për atletin Franko Burraj pas medaljes së...

Kryebashkiaku Beci pritje të veçantë për atletin Franko Burraj pas medaljes së artë të fituar në Monako

Suksesi i Franko Burrajt në garat e “Games of the Small States of Europe” të zhvilluara ditët e fundit në Monako ku ai meritoi medaljeen e artë në 400 metra, nuk mund të kalonte pa marrë edhe vëmendjen e kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Beci.

Numri 1 i qytetit i ka rezervuar një pritje të veçantë këtij kampioni dhe trajnerëve Bruno Rrotani e Albert Marashi teksa i ka falenderuar për këto suksese të mëadha që po arrijnë si në garat kombëtare ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

“Pata kënaqësinë të prisja në zyrë atletin shkodran Franko Burraj, për ta përgëzuar personalisht për medaljen e artë në 400 metra në European Challenger Championships në Monaco, së bashku me trajnerët e tij Bruno Rrotani dhe Albert Marashi.

Ky sukses është krenari për Shkodrën dhe Shqipërinë, por edhe dëshmi se pas çdo medaljeje qëndron punë, disiplinë dhe njerëz që besojnë deri në fund”- shkruan kryebashkiaku Beci në postimin e tij.

Franko Burraj dhe i gjithë ekipi i Vllaznisë ndërkohë po përgatiten për garat e kampionatit kombëtar që do të zhvillohen nv datat 10-11 qershor, ku ata do të kërkojnë fitimin e titullit të 30-të kampion që shënon edhe një rekord në atletikën e meshkujve në Shqipëri.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments