Friday, April 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEKampionati i femrave rikthehet me javën e 16-të, vëmendja tek sfida e...

Kampionati i femrave rikthehet me javën e 16-të, vëmendja tek sfida e ‘Loro Boriçit’ Vllaznia – Apolonia

Pas ndërprerjes për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare në arenën europiane, kampionati i vajzave rikthehet për fazën vendimtare, me tre javët e fundit të këtij edicioni futbollistik. Java e 16-të premton përballje të forta dhe me rëndësi për objektivat e skuadrave.

Një nga sfidat më tërheqëse të kësaj jave është ajo mes Vllaznisë dhe Apolonisë, dy ekipe që kanë siguruar tashmë një vend në “Final 4”. Sfida do të luhet në “Loro Boriçi” më 24 prill në ora 11:00. Megjithatë, vëmendja kryesore pritet të jetë te përballja direkte mes Partizanit dhe Teutës, një duel vendimtar për renditjen.

Partizani mban aktualisht vendin e pestë me 21 pikë, ndërsa Teuta renditet në vendin e katërt me 25 pikë. Kjo përballje direkte mund të jetë përcaktuese për fatet e kualifikimit në “Final 4” dhe do të zhvillohet sot në ora 11:00 në stadiumin “Arena e Demave”.

Ndërkohë, Gramshi do të luajë në transfertë ndaj Atletik Klub, në një sfidë ku gramshiotet paraqiten favorite në letër. Një barazim apo fitore do t’i mjaftonte Gramshit për të siguruar matematikisht një vend në “Final 4”. Kjo ndeshje është planifikuar të zhvillohet më 26 prill në ora 14:00 në kompleksin “Zmijani”.

Në takimin përmbyllës të javës, Kinostudio do të përballet me Egnatian më 26 prill në ora 17:00 në Kamëz, në një sfidë mes dy skuadrave që tashmë janë jashtë objektivave për këtë sezon.

Java 16

Partizani – Teuta, 24 prill, ora 11:00, “Arena e Demave”

Vllaznia – Apolonia, 25 prill, ora 15:00, “Loro Boriçi”

Atletik Klub – Gramshi, 26 prill, ora 14:00, “Kompleksi Zmijani”

Kinostudio – Egnatia, 26 prill, ora 17:00, Kamëz

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments