FAQJA E PARE KRYESOREDembele e quan Mobutu, flet “diktatori” Mbape: Të të krahasojnë me njerëz...

Dembele e quan Mobutu, flet “diktatori” Mbape: Të të krahasojnë me njerëz që vrasin e kanë shkaktuar mjerim…

Kilian Mbape është një figurë e cila shihet sikur ka shumë influence tek ekipet ku luan. Ndaj në rrjetet sociale qarkullojnë shumë meme me Mbape të veshur ushtarak dhe nofka “Diktatori” është bërë e zakonshme për sulmuesin francez.

Por rreth kësaj teme ka folur edhe vetë sulmuesi në një intervistë për “France Football”, ku ka shpjeguar se shpesh nuk është i kënaqur me nofkën që i kanë vënë.

“Është disi argëtuese, sepse duket sikur për disa njerëz është thjesht një shaka. Por ka edhe një anë jo aq argëtuese, sepse ne e dimë dëmin që njerëz të tillë kanë shkaktuar gjatë historisë. Të të krahasojnë me njerëz që vrasin të tjerët, ose që u kanë shkaktuar mjerim miliona e miliona njerëzve… Nuk besoj se kam bërë ndonjëherë diçka të tillë në jetën time. Pra, është një përzierje gjërash.

Nga njëra anë, e di që bëhet fjalë për shaka dhe nuk është diçka serioze, por ndonjëherë kjo tregon mungesë të njohurisë politike dhe humane te njerëzit. Me Ousman është ndryshe. Ai e pa në rrjetet sociale! Thjesht po tallet me këtë gjë”, shpjegoi Mbape.

Në pjesën e fundit ai i referohej faktit se Ousman Dembele e thirrtë me shaka Mobutu, si diktatori i cili sundoi për 25 vite Zairenë, e cila tashëm njihet si Republika Demokratike e Kongos.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments