FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTETërbuni dëshiron ta nisë mbarë kampionatin, synon fitoren sot ndaj Vllaznia 'B'

Tërbuni dëshiron ta nisë mbarë kampionatin, synon fitoren sot ndaj Vllaznia ‘B’

Tërbuni këtë sezon ka ndryshuar drejtues, përveç shefit të klubit, Bujar Mehaj, dhe kryetarit të Bashkisë, Rrok Doda. Trajneri Xhynejt Çutra, zv.trajneri Andoni, trajneri i portierëve Marjo Bytyçi, përgatitësi atletik, si dhe pothuajse i gjithë ekipi, janë të rinj.

Çutra ka në dispozicion 26 lojtarë dhe dje Tërbuni mbylli seancat stërvitore, për t’u nisur drejt Shkodrës, ku sot do të luajë ndaj Vllaznisë B. Takimi pritet me interes të madh nga tifozëria pukjane, e cila dëshiron që ekipi i zemrës ta nisë mbarë kampionatin 2026-2027, me një rezultat pozitiv. Trajneri Çutra u shpreh për “Panorama Sport”: “Jam i kënaqur që jam drejtues i një ekipi si Tërbuni, ku kam qenë pjesë më herët edhe si lojtar.

Jemi munduar të afrojmë lojtarë cilësorë në ekip për këtë sezon. E vlerësoj ekipin e Vllaznisë B, por ne kemi synimet tona dhe duhet të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv, ta nisim mbarë kampionatin dhe të gëzojmë tifozërinë tonë të mrekullueshme pukjane.

Synimi ynë në këtë ndeshje është të marrim tri pikët e para, por edhe barazimi nuk do të ishte keq në fushën kundërshtare. Grupi i Veriut këtë sezon është i vështirë, ndaj ne synojmë të marrim më të mirën në çdo ndeshje, për të arritur objektivin tonë. U bëj thirrje gjithë tifozërisë pukjane që sot të vijë të mbështesë ekipin e zemrës, pasi ju jeni forca e tij, gjithnjë sipas mundësive tuaja”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments