Diskutimet per ndeshjen Vllaznia- Tirana kane qene te medha ne te gjitha studiot televizive dhe keshtu ka ndodhur edhe ne “Vizion Plus” ne emisionin “Studio Sport” te drejtuar nga moderatorja e mirenjohur Vilma Masha. Njeri nga specialistet e pranishem ne kete emision ka qene edhe Klevis Dalipi, i cili eshte shprehur:

“Tirana e ndikuar edhe nga mungesat që ka patur, ka qenë e detyruar të mos luajë me skemën e saj të zakonshme 4-3-3, por në pjesën e parë ndaj Vllaznisë luajti me 3-5-2 dhe nuk është se shkoi keq, por unë mendoj se Vllaznia ishte më e vendosur për të mos rrezikuar. Pamë një Vllazni ndryshe nga ajo e herëve të tjera kur ka luajtur bukur, me karakter sulmues dhe që nuk mendonte shumë për prapavijën.

Vllaznia sot është një ekip që ka shumë elementë cilësorë brenda, ka shumë mundësi zgjedhje, por që është edhe e kujdesshme prapa. Në fund ndoshta kaloi pak momente të vështira por që në fund ia doli të merrte tre pikë shumë të vlefshme që do t’i shërbejnë për t’iu afruar Tiranës dhe për të qenë edhe ajo në luftë për titullin.

Mirel Josa është një trajner që di të bëjë grupin, për më tepër që ai ka mundësi pafundësisht zgjedhje te Vllaznia, sidomos në repartin e sulmit. Ndaj Tiranës nuk i kushtoi shumë rëndësi lojës, por kërkoi rezultatin dhe për më tepër, profesor Josa më pëlqen sepse kërkon ta mbajë skuadrën gjithmonë me këmbë në tokë.

Edhe nëse i referohemi Balajt, kuptohet që nuk është e lehtë për të sepse të gjithë ekipet kundërshtare marrin masat për ta neutralizuar këtë lojtar dhe për të bëhet shumë e vështirë. Më pëlqen kjo fitorja e fundit e Vllaznisë që e ofroi më shumë me Tiranën dhe tani do të shohim se çfarë do të ndodhë për vazhdimësinë.

Asaj nuk i vlen fitorja me Tiranën nëse shkon e humbet në Rrogozhinë. Minimumi duhet të marrë një barazim ndaj Egnatias në sfidën e rradhës, për t’u treguar të gjithëve se kurba e rezultateve pozitive të saj vazhdon. Vllaznia duhet ta shfrytëzojë në maksimum këtë luks të lojtarëve që ka në dispozicion, në raport me Partizanin e Tiranën. Unë mendoj se edhe me pak fat, duke qenë edhe cinike”./SHKODRA-SPORT.COM/