Ka përfunduar në barazim 1-1 sfida mes Egnatias dhe Skënderbeut ku të dyja skuadrat ndanë një pikë mes rasteve të shumta dhe tensionit.

Ishte një ndeshje e fortë e luftuar nga të dyja skuadrat. Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh me anë të Kabral i cili realizoi një supergol.

Por 2 minuta më vonë, Elvi Berisha barazoi shifrat duke përfituar nga një përgjumje në mbrojtje e Egnatias.

Pjesa e dytë u luajt mes rasteve të shumta, por vetëm kaq, të dyja skuadrat ndajnë një pikë mes tensioni ku nuk munguan dhe përplasje fizike.

FT| EGNATIA-SKËNDERBEU 1-1

Kabral 16′ / Berisha 18′