Kombëtarja U-21 do të nisë pas pak ditësh përgatitjet për dy miqësoret e muajit mars të programuara ndaj Polonisë dhe Azerbajxhanit. Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi ka shpallur diten e djeshme listën me emrat e 24 lojtarëve që do të ftohen për këto dy miqësore.

Ne kete liste bejne pjese edhe kater futbolliste shkodrane dhe pikerisht dy lojtaret e Vllaznise Geralb Smajli dhe Rejan Alivoda si dhe dy shkodrane te tjere qe luajne jashte vendit. Kështu pjesë është edhe Mario Mitaj, që aktivizohet si mbrojtës i majtë dhe tashmë është pjesë e futbollit rus, ku luan me skuadrën e Lokomotivës së Moskës.

Një tjetër shkodran që ndoshta nuk është edhe aq i dëgjuar është edhe Elmando Gjini. Shtatlarti i zhvilluar futbollistikisht mes Suedisë dhe Italisë tashmë po luan me profesionistët në Portugali. Edhe Gjini aktivizohet në rolin e mbrojtësit të qendrës tek skuadra e Amora, ku këtë sezon ka qenë një prej titullarëve të rëndësishëm.

Por nderkohe “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se diten e sotme trajneri Bushi i ka derguar ftese edhe nje tjeter futbollisti shkodran. Behet fjale per mbrojtesin qe luan me Partizanin Marçelino Preka. Gazeta meson se lojtari eshte lajmeruar sot qe te marten te jete ne aeroportin e Rinasit per t’u nisur drejt Turqise me kombetaren U21.


Ne kete menyre bashke me Preken shkon ne pese numri i futbollisteve shkodrane qe do te grumbullohen me kombetaren Shpresa per miqesoret ndaj Polonisë dhe Azerbajxhanit./SHKODRA-SPORT.COM/