FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me një forcë më shumë për ndeshjen e së shtunës ndaj...

Vllaznia me një forcë më shumë për ndeshjen e së shtunës ndaj Laçit

Vllaznia do të presë ditën e shtunë Laçin, në ndeshjen që pritet të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” ndonëse ende nuk ka një vendim përfundimtar ngaqë nesër apo pasnesër do të shikohet gjendja e fushës së mbjellur kohët e fundit.

Po pavarësisht këtij fakti, në Shkodër janë duke i marrë shumë seriozisht përgatitjet për këtë sfidë sepse duan të vazhdojnë serinë e fitoreve. Atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe të gjithë besojnë tek fitorja e tretë rradhazi.

Për ndeshjen me kurbinasit trajneri Laszlo vërtetë do të ketë një mungesë të rëndësishme si ajo e Obina Nwokporo që u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Partizanit, por ndërkohë do të rikthehet një tjetër titullar.

Bëhet fjalë për Emiljano Mustën. Ky i fundit mungoi ndaj të kuqve për shkak të problemeve shëndetësore të disa familjarëve të tij dhee si rrjedhojë u detyrua të qëndronte pranë tyre në Shkodër. Por situata e tyre është përmirësuar tashmë dhe mbrojtësi i është bashkuar ekipit në stërvitje dhe me shumë të ngjarë ai do të jetë sërish në fushë të shtunën.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments