Teuta ka siguruar biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, edhe pse është mundur 2-1 nga Kukësi në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve. Fitorja 2-0 në ndeshjen e parë ua bëri më të thjeshtë durrsakëve rrugëtimin dhe ata siguruan një avantazh të rëndësishëm për të menaxhuar kur gjetën golin e avantazhit me Ildi Grudën në pjesën e parë të ndeshjes.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, sulmuesi tregon shumëçka nga goli ndaj Kukësit deri te pritja e gjatë për të qenë vendimtar me blutë. I pyetur per vleresimet e trajnerit Edi Martini qe e konsideron lojtari me te shpejte ne Shqiperi, Gruda do te shprehej:

“Unë jam shumë krenar kur shoh këto komplimente, por që duhet të jem me “këmbë në tokë”, pasi është meritë edhe e shokëve që luaj. Kjo më jep motivim dhe kurajë që edhe unë në të ardhmen të bëj akoma më mirë”.

Nderkohe ne lidhje me faktin qe nuk ka gjetur shume hapesira me pare tek Teuta, shkodrani Ildi Gruda do te pergjigjej: “Unë erdha te Teuta, në gjysmën e sezonit, pra në janar, para tri vitesh, dhe ishte e vështirë të futesha në skuadër menjëherë, pasi grupi kishte krijuar identitetin e vet dhe po reagonte mirë. Personalisht kam qenë dhe jam super i lumtur. Kështu është me futbollin, mendoj që çdo gjë do kohën e vet dhe duhet pritur momenti. Unë jam stërvitur në maksimum dhe kjo gjë më ka bërë të jem ky që jam sot duke u bërë i rëndësishëm për ekipin”.

Sa i takon objektivave te Teutes, Gruda do te shprehej: “Mendoj se kemi shans për ta fituar Kupën, jemi shumë optimistë. E shohim rrugën më të shkurtër për Europën”./SHKODRA-SPORT.COM/