Vllaznia e volejbollit te femrave ka marre nje tjeter fitore ne kampionat. Pasditen e sotme ajo ka mundur me rezultatin e paster 3-0 ekipin e Teutes ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Vajzat kuqeblu kane zhvilluar nje ndeshje te mire teksa e kane dominuar ate nga fillimi e deri ne fund. Ne setin e pare jane fiksuar shifrat 25-16, ndersa ne te dytin epersia eshte thelluar edhe me shume dhe ai eshte mbyllur 25-14 po per ta.

Kaq ka mjaftuar qe ne setin e trete durrsaket te futen ne fushe te “dorezuara” dhe si rrjedhoje nuk kane arritur te shenojne me shume se 9 pike, perballe 25 pikeve te shenuara nga Vllaznia e cila perfundimisht mori fitoren 3-0 ne kete ndeshje.

Ka spikatur ne kete ndeshje kapitenia Klodeta Zhivani e cila ka shenuar 14 gola nderkohe qe pas saj vjen Sara Malaj me 12 pike te shenuara dhe Edna Erkoçi me 10 pike.

Me fitoren e sotme Vllaznia eshte ngjitur ne kuoten e 21 pikeve pas 13 javesh kampionat dhe eshte e pozicionuar ne vendin e katert te renditjes, duke qene e shkeputur me 4 pike nga Barleti qe ka ne fakt dy ndeshje me pak te luajtura./SHKODRA-SPORT.COM/