Vllaznia e futbollit te femrave me kualifikimin ne 16-shen e me te mirave te Europes ka arritur rezultatin me te larte dhe historik per te gjithe klubet shqiptare ne kompeticionet nderkombetare. Padyshim qe meriten kryesore per kete sukses e ka njeriu qe e ka ndertuar dhe investon per kete ekip, presidenti Lazer Matija.

Si rrjedhoje, gazeta “Shkodra Sport” e ka zgjedhur ate per t’i dhene çmimin “Personazhi me i mire i vitit 2022”. Nje çmim qe i eshte dorezuar nga nenkryetari i Bashkise Shkoder, z. Ardit Qylybyli. Nderkohe, presidenti Matija ka dhene nje interviste diten e sotme per gazeten tone teksa ka folur per vleresimin, bilancin e ketij viti dhe po ashtu, ka deklaruar edhe synimet per vitin e ri.


– Jeni vlerësuar nga “Shkodra Sport” si “Personazhi më i mirë i vitit 2022”. Çfarë ndjesie përjetuat në atë ceremoni?

Padyshim qe ndihem i vleresuar dhe i lumtur qe media sportive dhe kryesore e qytetit tone, qe e ndjek shume mire sportin, te vlereson nder 10 personazhet e vitit. Eshte nje ndjesi qe te ben te punosh edhe me shume ne te ardhmen. Kam nje falenderim per gazeten “Shkodra Sport” qe na vleresoi dhe promovon ne menyren me te mire sportin ne Shkoder.

– Meqenëse jemi në periudhë fundviti, a keni bërë një bilanc të arritjeve tuaja gjatë këtyre 365 ditëve?

Bilancin e kemi bere dhe mendoj qe ne aspektin sportiv kemi bere maksimumin e mundshem duke i sjelle qytetit tone dy trofete kryesore qe FSHF akordon per fituesit (kampionatin dhe kupen), si dhe arritjen me te madhe te futbollit shqiptar ne Europe duke u kualifikuar ne grupet e Champions League per femra.

– Cili është urimi juaj për këto festa të fundvitit?

Uroj qe ekipet e Vllaznise ne te gjitha sportet dhe disiplinat te japin me te miren dhe t’i sjellin qytetit tone sa me shume trofe. Gjithe qytetareve te Shkodres iu uroj gjitha te mirat per vitin 2023 dhe tifozave te Vlaznise iu uroj nje vit plot me suksese dhe sa me shume ne mbeshtetje te sporteve ne te cilat Vllaznia konkurron.

– Cilat janë objektivat dhe synimet tuaja për vitin 2023?

Per vitin 2023 objektivat kryesore per ekipin tone jane fitimi i kampionatit dhe kupes me ekipin e pare dhe minimumi kualifikimi ne 32 ekipet me te mira te Europes. Fitimin e kampionatit U16 per vajza dhe afrimin e sa me shume lojtareve (femra) ne futboll. Urime “Shkodra Sport per vleresimin dhe inisiativen e marre per te nderuar figurat e sportit te qytetit tone.