Presidenti i ekipit te basketbollit te Beselidhjes kampion i vendit ne fuqi- Ylli Ujkaj eshte rikthyer serish ne qender te vemendjes, por tashme jo sa i takons sukseseve te ketij ekipi, por nje arsye tjeter qe nuk ka te beje me sportin. Dy persona qe jane arrestuar nga policia, kane folur gjoja ne emer te kryebashkiakut te Lezhes Pjerin Ndreu duke kerkuar t’i zhvasin para atij.
Kane dale se fundi detaje të reja nga skema e mashtrimit që përdorni tre persona për t’u zhvatur para biznesmenëve në Lezhë. Në lidhje me ngjarjen u arrestuan Shkëlqim Domi 35 vjeç dhe Saimir Sallaku 37 vjeç, të dy banues në Shijak, ndërsa është shpallur në kërkim Shefik Kurti 63 vjeç, banues në Itali.
Burime për mediat bëjnë me dije se Domi dhe Sallaku në emër të kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu i kanë marrë një shumë parash biznesmenit Ylli Ujkaj, i cili është dhe president i ekipit të basketbollit “Besëlidhja”.
Më herët policia njoftoi se nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Shëlqim Domi dhe Saimir Sallaku, në bashkëpunim me shtetasin Shefki Kurtin, më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore.
Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë. Në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur një Tiranë, ku këta shtetas kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi.