Vllaznia do të përballet me Vikingurin sot në orën 20:30. Ndeshja me islandezët është e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Në formacionet zyrtare bie në sy mungesa e portierit Qarri. Më tej po ashtu spikat Bismark për sulmin, që është preferuar menjëherë titullar nga Martini pas huazimit nga Skënderbeu.
Një mungesë tjetër që mund të peshojë është e Dodajt, i cili u shit te CSKA e Sofies. Kuqeblutë preferojnë për sot skemën klasike 4-3-3. Dhe si gjithmonë Balaj udhëheq sulmin si kapiten.
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Jukaj; Jago, Kuro, Gjini, Gurishta; Kruja, Krymi, Sala; Mala, Balaj, Bismark
Trajner: Edi Martinaj;
Vikingur: Xhonson; Gudjonson, Thorkelson, Ekroth, Ibrahimagiç, Gunarson; Sigurdson, Hafsteinson, Ingimundarson, Agnarson; Hansen
Trajner: Solvi Xhonson