Nga Namik MEHMETI

Pas nje sezoni plot me emocione e afirmim si nje mbrojtës i qendrës tek skuadra Benevento U19, shqiptaro- italiani Gerard Mirashi arriti te nenshkruaje edhe nje kontratë dyvjeçare me kete klub, por nuk mungoi dhe supriza.


Duke u aktivizue ne 15 paraqitje ne formacionin e pare, shtatelarti Mirashi terhoqi dhe vemendjen e disa klubeve italiane per sigurine e demonstruar ne rolin e tij tashmë të konfirmuar si i domoddoshem ne 11-shin e Beneventos.


Ne mes shume ofertave qe iu afruan djaloshit 17 vjeçar, ai perferoi ate te nisur nga klubi i futbollit “Nouva Igea Virtus” te qytetit Barcellona Pozzo di Gottoo, komune e metropolitana Mesina.


Igea Virtus luan ne serine D te kampionatit Italian, e krijuar ne vitin 1946 duke arritur te jete pjesmarrese edhe kampionatin e serisë C dhe ne sezonin 2012 -2013 arrin te fitoje vendin e pare ne Kupen Sicilia.


Per gazeten “Shkodra Sport” djaloshi me origjine shqiptare per kete huazim shprehet: “Zgjodha Barcellonen dhe pranova ofertën nga Igea Virtus pasi me bindi me shumë si per projektin teknik, si per këmbënguljen qe tregoi sfafi teknik i këtij klubi per te realizuar kete huazim.

Jam pergatitur moralisht qe te justifikoj besimin qe me afroj stafi teknik, per te realizuar një sezon të suksesshëm sebashku me kolektivin e stafin e Igea Virtus dhe tifozet.
Natyrisht do te jete trajneri ai qe do te me pergatise e orientojë teknikisht, por une do t’i qëndroj besnik lojës ne mbrojtje ne dy luftimet ne ajer duke e ndërthur ate me shpejtësinë ne dalje ne sulm”.


Ne sezonin e kaluar Igea Virtus me president Massimo Italiano rolin e trajnerit e ka luajtur Luigji Pinarelli. Shkodra sport i uron Gerard Mirashi nje realizim te suksesshëm ne kete huazim tek Igea Virtus
FIRENZE 18.07.2025