Mbrojtesi shkodran Flori Spahija ka debutuar pasditen e djeshme me skuadren e tij te re, FC Vjosa. Ai ndonese ka vetem 2-3 dite qe i eshte bashkuar asaj, ka fituar besimin e stafit teknik dhe e ka nisur menjehere si titullar ne formacionin e kesaj skuadre.
FC Vjosa ka luajtur ne transferte me ekipin Rilindja dhe eshte mundur me rezultatin 1-3, por duhet thene se paraqitja e 22 vjeçarit shkodran ka qene shume e mire dhe ka marre pergezimet e stafit teknik te kesaj skuadre.
Kujtojme qe Spahija ka firmosur nje kontrate me Prishtinen nje kontrate trevjeçare, skuader e cila e ka huazuar deri ne fund te dhjetorit tek Vjosa, per te marre me shume minuta dhe per te qene pastaj gati pas janarit per ekipin kryeqytetas te Superliges.
Ai vjen pas nje periudhe te veshtire si rrjedhoje e nderhyrjes kirurgjikale qe ka kryer ne gju dhe prandaj i duhet pak kohe te rifitoje besimin e duhur dhe me siguri qe shume shpejt do te kape serish formen e tij me te mire.
E djeshmja ishte nje prove shume e rendesishme te cilen ai e kaloi me sukses dhe me siguri qe ne ndeshjet e ardhshme do ta shohim duke luajtur edhe me mire sepse aftesite dhe talentin per ta bere kete gje i ka.(www.shkodrasport.com)