Tre ndeshjet e boksit profesionist te zhvilluara mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” kane dhuruar emocione te medha per te pranishmit. Kane qene tre sfida te luftuara dhe kjo ka bere qe sfidat te jene vertete interesante duke treguar edhe njehere tjeter se “Fists of Fire” dhe promotori Mondi Ndou po e mbajne fjalen per te rritur cilesine e ndeshjeve te boksiereve shqiptare.

Takimi qe ka hapur mbremjen ka qene ai ne mes zvicerianes Julia Igel dhe kolumbianes Ana Reyes. Igel ka bere nje ndeshje shume te mire duke e mundur kundershtaren e saj me nokaut teknik ne raundin e dyte te saj. Kjo ishte fitorja e katert per kete boksiere e cila tashme eshte pjese e kompanise se menaxhimit “Fists of Fire”.

Pas kesaj sfide, rradha ka qene e boksierit Alban Beqiri per t’u ngjitur ne ring. Ai ka patur kundershtar spanjollin Roberto Casado. Kane qene 6 raunde shume te bukura dhe ne fund gjyqtaria me vendim unanim ka shpallur fitues Alban Beqirin, per te cilin ky eshte suksesi i 15-te ne boksin profesionist.

Ndeshja e mbremjes ka qene ajo ne mes boksierit shkodran Senad Drini dhe gjermanit Aro Schwartz. Drini ka zhvilluar nje sfide shume te bukur duke qene gjithnje dominues ndaj kundershtarit dhe pas 5 nokdauneve ne 2 raundet e para, ajo eshte nderprere dhe ne kete menyre boksieri i talentuar 24 vjeçar shpallet fitues dhe per te kjo eshte fitorja e tete ne boksin profesionist.

Promotori Mondi Ndou ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport” ne fund te aktivitetit eshte shprehur se boksieret shqiptare ne te ardhmen i presin ndeshje edhe me te forta sepse vetem keshtu ata mund te rriten nga ana profesionale dhe te shkojne aty ku e kane synimin e tyre.