HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMerkato/ Bylis prezanton mesfushorin shkodran si përforcimin e tij të rradhës

Merkato/ Bylis prezanton mesfushorin shkodran si përforcimin e tij të rradhës

Pas largimit nga Flamurtari, mesfushori shkodran Paulo Pjeshka mbetet serish ne Superlige. Kete here me nje tjeter skuader, ate te Bylisit. Prezantimi i tij nga klubi ballshiot eshte bere diten e sotme dhe bashke me te edhe tre futbolliste te tjere qe i jane bashkuar kesaj skuadre ditet e fundit.

“FK BYLIS ka kënaqësinë të prezantojë lojtarët e afruar në këtë merkato vere:

Sulmuesi Roni Uankeuai, që është bërë pjesë e skuadrës disa ditë më parë dhe që pritet të jetë një forcë e shtuar në sulmin e skuadrës sonë.

Mesfushori Paulo Pjeshka, shkodrani 22-vjeçar që së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Flamurtarit.

Sulmuesi 21-vjeçar Ilir Gjuzi, i cili vjen nga eksperiencat në Spanjë por edhe në Francë me të rinjtë e Monakos.

Sulmuesi 18-vjeçar, Aurel Gjuzi, që në karrierën e tij është aktivizuar me skuadrat e Juventus Lorret në Spanjë dhe në Akademinë e Monakos, në Francë”, shkruhet në njoftimin e klubit mallakastriot.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments