Heiderber Ramirez është zyrtarizuar nga Flamurtari. Anësori e ka 400 mijë euro vlerën në tregun e “transfermarkt”.

22-vjeçari shton forcat në repartin ofensiv dhe shfaqet si profil interesant. Todoroski dhe Chantakias janë dy lojtarë të tjerë të afruar më parë, që vlerën në treg e kanë 400 mijë euro. Të gjithë do të luajnë për herë të parë në Superiore.

Njoftimi i Flamurtarit:

“Zyrtare: Heiderber Ramírez eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club.

Emri: Heiderber Mbiemri: Ramíres Datëlindja: 25 Gusht 2002 Pozicioni: Sulmues i djatht

Vjen nga ekipi i Dvo. Rayo Zuliano ( Venezuele ). Gjithashtu eshte aktivizuar me ekipin e Zulia FC ne Venezuele. Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C”, shkruan klubi vlonjat.