Merkato në Superiore ka lëvizur në këtë muaj të parë të sajin. Me skuadrat kryesore që kanë bërë afrimet, por edhe largimet gjatë kësaj periudhe. Duke u munduar kështu të formojnë ekipet për të përballuar sezonin e ri 2024-25. Por pavarësisht lëvizjeve, ende nuk ka asnjë emër të madh që ka lëvizur në ekipet e elitës.
Duke nisur nga Vllaznia që ka bërë një merkato me emra të kampionatit tonë. Apo edhe lojtarë si Bajrami i cili është afruar nga kampionati i Kosovës. Në këtë mënyrë duke u përqendruar tek një merkato “low cost” dhe të përqendruar në kampionatin shqiptar. Por pak a shumë të njëjtën linjë si kuqeblutë kanë ndjekur edhe ekipet e tjera.
Edhe Tirana po ashtu po bën një revolucion në skuadër, ku ka larguar shumë lojtarë nga sezoni i shkuar. Afrimet e bardhebluve po ashtu janë nga kampionate të një niveli jo shumë të lartë. Fakt që të bën të mendosh se niveli të jetë më i ulët këtë edicion. Po ashtu edhe tek Partizani nuk ka lëvizje të bujshme dhe ende të kuqtë po presin për goditjen e madhe.
Nëse mund të cilësojmë si afrime të mëdha ata mund të quhen Kasa dhe Lushkja tek Egnatia. Por edhe këta futbollistë që kanë qarkulluar në kampionatin tonë prej disa sezonesh tashmë. Pra, Superiorja duke se nga sezoni në sezon po e ul nivelin e saj. Me lojtarët më të spikatur të kampionatit që largohen dhe me afrimet që nuk është se bëjnë ndonjë diferencë me lojtarët e tjerë.
Endri ÇINARI