Futbollisti lezhjan Silvio Vokrri do te jete afrimi i radhës te Pogradeci. Sipas mediave presidenti i klubit liqenor, Armand Lilo, ka firmosur me lojtarin lezhjan që ishte së fundmi pjesë e Tiranës një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Vokrrin forcon krahët e mbrojtjes te Pogradeci, por për cilësitë që ka, mund të përdoret nga trajneri Mema në disa pozicione. Më parë ai ka luajtur me Dinamon dhe në kampionatin ukrainas te Vorskla.

Presidenti Lilo është i vendosur që shumë shpejt të ngjisë Pogradecin në elitën e futbollit shqiptar. Vokrri konsiderohet nje element i rendesishem dhe jo me kot, liqenoret te cilet bene çmos per ta marre

23 vjeçari lezhjan eshte formuar si futbollist tek Shkendia, me pas ka kaluar tek Kastrioti e Tomori, perpara se te rikthehej ne Tirane per t’u bere pjese e Dinamos. Megjithate duhet thene se ne Superlige ai asnjehere nuk arriti te fitonte nje vend ne formacion dhe ndoshta kjo ishte arsyeja pse zgjodhi tani Pogradecin e kategorise se pare.