Zlatan Ibrahimoviç mendon se Milani ka reaguar mirë që pas emërimit të Serxho Konseisaos në pankinën e kuqezinjve, nga të cilët u largua Paulo Fonseka. Tashmë në rolin e drejtuesit, ish-sulmuesi foli para finales së Superkupës së Italisë ndaj Interit, duke theksuar se kishte parë sinjalet pozitive nga lojtarët.
“Skuadra po reagon mirë, ka energji dhe të gjithë janë të karikuar. Po bëjnë një punë të madhe, në pak ditë ka ndodhur diçka’, tha ai për “Sportmediaset”.
“Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, edhe ai inatoset…”, u ngacmua Ibra nga gazetarët, por suedezi nuk hezitoi të përgjigjej në mënyrën e tij. “Ndoshta tani do të bëj një hap mbrapa. Conceicao e përdor shkonin, nëse nuk mjafton do të futem unë”, theksoi drejtuesi, duke u ndalur edhe te merkatoja.
“Fitorja e Superkupës nuk ndryshon shumë gjëra, por po vlerësojmë situata të ndryshme dhe diçka do të ndodhë. Do të flasim me trajnerin e ri, por ai është shumë i përqendruar te finalja. Ka gjithmonë një strategji, gjithçka është nën kontroll”, ishin fjalët e Ibrahimoviç.