Pas Arsid Krujes, Vllaznia zyrtarizon nje tjeter blerje ne merkaton e veres. Diten e sotme ajo ka prezantuar lojtarin e ri qe eshte veshur kuqeblu. Behet fjale per Alexandros Kouros (Aleksander Kuro), mbrojtesin 31 vjeçar nga Poliçani qe mban edhe pasaporten greke.
Ai ka firmosur nje kontrate njevjeçare me shkodranet me te drejte zgjatje edhe per nje vit tjeter. Bejme te ditur se per Kuro kjo eshte eksperienca e tij e dyte ne kampionatin sepse me pare ka luajtur edhe me Teuten, madje duke u shpallur me te edhe kampion i Shqiperise.
Nderkohe pjesen me te madhe te karrieres se tij ky lojtar e ka ne Greqi, aty ku ka luajtur edhe me ekipe si Panionios, Iraklis, Atromitos etj. Po ashtu, Kuro ka qene edhe pjese e ekipeve kombetare te moshave te Greqise duke luajtur deri tek ekipi U21.
“Aleksander KURO vishet kuqeblu
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e saj është bërë edhe futbollisti Aleksander Kuro. Mbrojtësi me shumë përvojë rikthehet të luajë sërish në kampionatin tonë pas eksperiencës së mëparshme me Teutën. Kontrata e tij me klubin tonë është njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.
Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Aleksander Kuro!”- shkruhet ne faqen e klubit Vllaznia per kete perforcim te rradhes.
Ne kete menyre formacioni i Martinit nis te marre forme sepse tashme edhe reparti i mbrojtjes po plotesohet me lojtaret qe ai ka kerkuar. Ardhja e Krujes, rinovimi me Gurishten dhe tashme edhe firma me Kuro, e plotesojne me se miri prapavijen ndersa pritet te zyrtarizohen edhe Hakaj dhe Jazxhi (ky i fundit si i huazuar).