HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Vllaznia prezanton përforcimin e rradhës, firmos me një mbrojtës të majtë

MERKATO/ Vllaznia prezanton përforcimin e rradhës, firmos me një mbrojtës të majtë

Vllaznia ben realitet nje tjeter perforcim ne mbrojtje. Mbrojtesi me origjine nga Kosova, por i lindur dhe i rritur ne Suedi, Arton Podrimcaku eshte zyrtarisht futbollist i kesaj skuadre. Ai ka firmosur nje kontrate 1+1 me kuqeblute, me te cilet prej disa ditesh ne fakt ishte ne stervitje.

Me paraqitjet e tij ne ndeshjet miqesore, por edhe ne seancat e drejtuara nga trajneri Brdariç, ka arritur ta binde ate dhe stafin e tij per te qene pjese e skuadres dhe me pas kane qene drejtuesit e klubit qe kane gjetur akordin per kontraten. Podrimcaku qe sezonin e kaluar ka qene pjese e Flamurtarit te Vlores, luan ne rolin e mbrojtesit te majte. Ja njoftimi i klubit shkodran per perforcimin me te fundit te tij:

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që prej ditës së sotme pjesë e skuadrës kuqeblu është edhe futbollisti Arton Podrimcaku. Lojtari i sapoardhur është 22 vjeç dhe luan në rolin e mbrojtësit të majtë.

I rritur dhe i lindur në Suedi, pjesën më të rëndësishme të karrierës së tij e ka në këtë vend, ndërkohë që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Flamurtarit.

Podrimcaku ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tone, me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Arton Podrimcaku!”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments