Antonio Kasano ka parashikuar Serinë A për këtë sezon, madje ka disa ide të çmendura për katër skuadrat e para që do të renditen. Ish-sulmuesi italian thotë se Juventusi dhe Milani rrezikojnë që të mbeten jashtë.

“Është një sezon që nuk mund të bësh parashikime, por unë e kam idenë time. Interi është skuadra më e fortë në garën për titullin kampion dhe sigurisht që ka diferenca me Romën dhe ekipet e tjera në Itali.

Por këta të fundit i shoh pretendentë. Pas këtyre dy ekipeve shoh Atalantën dhe Napolin. Milani dhe Juventusi do të përfundojnë jashtë katërshes së parë”, ishte deklarata e Antonio Kasanos.

Nuk është hera e parë që “Fantantonio” bën të tilla deklarata, por sigurisht që janë edhe në kuadër të emisionit të ri sportiv që po bën në rrjetet sociale bashkë me Adanin dhe Ventolën. Ato tërheqin audiencën dhe sigurisht që krijojnë pritshmëri të mëdha në radhët e tifozëve që duan të shohin më të zgjeruara deklaratat e Kasanos.