Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Serbinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45.

Ndërkohë që trajneri Sylvinho ka zgjedhur edhe lojtarët që kanë përfunduar në tribunë për këtë ndeshje. Surprizë ishte “përjashtimi” i Medon Berishës, mesfushorit i cili luan në Serie A me Leçen.

Ndërkohë që lojtarët e tjerë që nuk do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e mbrëmjes së sotme, janë:

Mario Dajsinani, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti. Kjo zgjedhje vjen si pasojë e rregullave të UEFA-s, pasi mund të përdoren vetëm 23 lojtarë.