Erisildo Smaci nuk ka mbetur gjatë pa skuadër pas ndarjes me Tiranën. Mësohet se mesfushori 27-vjeçari lezhjan ka arritur marrëveshje me Drenicën, një nga ekipet me emër në futbollin kosovar, që këtë sezon është rikthyer në Superligë.
Transferimi te Drenica shënon eksperiencën e dytë të Smacit jashtë kufijve të Shqipërisë, pas aventurës që ka pasur më parë në Izrael me ekipin e Bnei Yehuda. Me një përvojë të konsiderueshme në mesfushë shihet si një përforcim me vlera për ekipin nga Skenderaj.
Drenica, përveç Smacit, ka siguruar më herët edhe shërbimet e një tjetër emri të njohur për futbollin shqiptar,Indrit Prodanit, ish-mbrojtësit të Laçit. Këto lëvizje tregojnë qartë strategjinë e klubit për të afruar lojtarë me eksperiencë në nivele të larta.Zyrtarizimi i Smacit pritet të bëhet në ditët në vijim.
Pas largimit nga Tirana, futbollisti nuk e ka ndërprerë për asnjë moment stërvitjen por ka punuar sëbashku me përgatitësin atletik Aurel Locaj në Lezhë duke pritur kësisoj bashkimin me ekipin e tij të ri.