HomeKRYESOREMesfushori shkodran Justin Ferizaj shkëlqen në Irlandë. Një gol, dy asiste dhe......

Mesfushori shkodran Justin Ferizaj shkëlqen në Irlandë. Një gol, dy asiste dhe… lojtari i ndeshjes

Nga Gjergj KOLA

Futbollisti me origjinë nga Shkodra- Justin Ferizaj ka shkëlqyer me skuadrën e tij në ndeshjen e para dy ditëve. Ka shënuar golin e parë dhe më pas ka dhënë dy asiste, duke kompletuar në këtë mënyrë fitoren 3-1 të Bray Wanderers ndaj Athlone Tows.

Pikërisht nisur nga kjo paraqitje e shkëlqyer, Justin është vlerësuar me notën e lartë 9.0 dhe është shpallur “Lojtari i Ndeshjes” dhe ka marrë trofeun e posaçëm për këtë vlerësim që tregon më së miri se kemi të bëjmë me një futbollist që premton shumë.

Mesfushori 20 vjeçar ka rigjetur vetveten tek Bray Wanderers ku jo vetëm po luan si titullar, por është kthyer edhe në një protagonist të rëndësishëm për të. Kujtojmë që kjo skuadër me fitoren e së premtes e ka siguruar edhe matematikisht zonën play-off dhe do të luftojë deri në fund për të siguruar një vend që do ta çojë atë në Premier Leaguen irlandeze.

Justin Ferizaj u transferua para dy vitesh nga Shamrock Rovers tek Frosinone në Itali, por aty gjërat nuk i kanë shkuar mirë për shumë arsye dhe si rrjedhojë këtë verë vendosi të rikthehej në Irlandë, vend ku ka lindur dhe është rritur. Po luan tek Bray Wanderers bashkë me të vëllanë- Richard i cili është vetëm 16 vjeç por po luan edhe ai me sukses tek ky ekip dhe dy shkodranët sëbashku po mundohen të japin kontributin e tyre për ekipin në mënyrë që ai të ngjitet në elitën e futbollit irlandez.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments