Berat Gjimshiti është shumë pranë largimit nga Atalanta. “L’Eco di Bergamo” zbulon se kapiteni i Kombëtares shqiptare është i prirur t’i thotë “po” kësaj here ofertës nga Katari.

Al Rajan është rishfaqur me pretendimet për të fituar shërbimet e Gjimshitit. Atalanta vetë mund të arkëtojë 10 deri në 15 milionë euro.

Në anën tjetër Gjimshiti do të merrte kontratën e karrierës. Al Rajan është i gatshëm të plotësojë kërkesat e mbrojtësit, që më parë ka luajtur edhe në Zvicër.

Vetë Gjimshiti ka një vit kontratë të mbetur tek Atalanta ku është pjesë prej vitit 2016. Këtë herë klubi i Seria A dhe vetë 32-vjeçari nuk pritet t’i rezistojnë ofertës nga Katari.