Mirlind Daku ka shënuar sot për Rubin Kazan kundër Dinamo Makhaçkala. Sulmuesi i Kombëtares zhbllokoi takimin nga penalltia, ndërsa regjistrohej minuta e 27-të e ndeshjes.
Rubini fitoi fillimisht një penallti të kontestuar përmes VAR. Dhe si gjithmonë ishte Daku që e mori përsipër.
Goditja e tij nuk mund të ndalej nga portieri kundërshtar. Pas golit, Daku shfryu me një tjetër gjuajtje të topit.
Sulmuesi shqiptar e ka golin e shtatë, ndërsa sfida është e vlefshme për javën e tetë të kampionatit. Daku zgjati kontratën gjatë verës, edhe pse ofertat për të ishin të shumta.
Goli i Mirlind Dakut: (VIDEO)