HomeKRYESOREMyrto Uzuni vazhdon me gola, shënon në fitoren e Austin

Myrto Uzuni vazhdon me gola, shënon në fitoren e Austin

Myrto Uzuni ka vazhduar me gola në elitën e futbollit amerikan MLS me fanellën e Austin FC.

Sulmuesi shqiptar e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen për Austin ndaj San Jose Earthquakes ku fituan me rezultat 3-1.

Ishte minuta e 33-të e ndeshjes, kur Uzuni u gjet bukur në zonë dhe nga afërsia realizoi për 2-0.

Për 30-vjeçarin ky ishte goli i pestë në MLS, derisa ka asistuar edhe në tre të tjerë.

Lojtari i kombëtares shqiptare përveç pesë golave në MLS, ka shënuar edhe dy gola të tjerë në US Open Cup, duke u konfirmuar si sulmuesi kryesor i Austin FC në vitin e tij të parë në MLS. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments