Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Serbinë. Ndeshja do të fillojë në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

Shqiptarët e Kosovës janë nisur të shumtë në orët e para të mëngjesit, duke krijuar fluks makinash në autostradë. Kjo i paraprin atmosferës elektrizuese që pritet në Tiranë.

Sfida është historike, pasi Shqipëria e pret Serbinë për herë të parë në kryeqytet. Mbështetja e shqiptarëve të Kosovës për kuqezinjtë ndërkohë nuk ka munguar asnjëherë.

Herën e fundit kur dy përfaqësueset ishin në të njëjtin grup, Shqipëria siguroi kualifikimin në Europian. Serbia mbeti pas kuqezinjve.

504103017_1138952588249523_7128881496205151142_n
504427390_1138952568249525_8788179959452821580_n
504432072_1138952538249528_9025488381356303204_n