HomeKRYESORENdodh për herë të parë pas 100 vitesh. Pas largimit të Luka...

Ndodh për herë të parë pas 100 vitesh. Pas largimit të Luka Joviç, Milan mbetet pa numrin 9

Milan ishte një nga ekipet më aktive në merkaton e fundit, ku pati disa përforcime, por edhe shumë largime. Një nga lojtarët e larguar ishte edhe Luka Jovic, i cili mbante numrin 9 te kuqezinjtë.

Pas largimit të sulmuesit serb, Milan mbetet për herë të parë pas plot 100 vitesh pa numrin 9. Edhe pse vitet e fundit, sulmuesit që e kanë mbajtur këtë numër, nuk është se kanë patur ndonjë rendiment të jashtëzakonshëm, me përjashtim të Oliver Giroud, numri 9 ka një rëndësi dhe peshë për çdo ekip.

Nga opsionet që Milan ka aktualisht në sulm, asnjë prej tyre nuk do të mbajë fanellën me numrin 9 këtë sezon. “La Gazzetta dello Sport” thotë se fakti që askush nga sulmuesit e tanishëm nuk mban numrin 9, mund të jetë shenjë për transferimin e Dusan Vlahovic në merkaton e janarit. Sulmuesit serb i skadon kontrata me Juventus në fund të këtij sezoni dhe deri tan nuk ka shenja për rinovim mes palëve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments