HomeBOKSNelson Hysa më 28 shtator në ring, për ndeshjen më të madhe...

Nelson Hysa më 28 shtator në ring, për ndeshjen më të madhe në historinë e boksit shqiptar

Momente të rëndësishme për boksin shqiptar. Më 28 shtator në Tiranë do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme që është zhvilluar ndonjëherë në historinë e boksit shqiptar. Dhe për ta zhvilluar atë, në ring do të ngjitet shkodrani i pamposhtur Nelson Hysa.

Ai do të ndeshet me kroatin Abel Pesut dhe kjo përballje do të jetë e vlefshme për “WBA World Gold Championship & WBO Global”. Pritet një sfidë shumë e fortë në mes boksierit tonë i cili ka një bilanc prej 23 fitoresh në po kaq ndeshje të zhvilluara, prej të cilave 21 me KO, ndërsa rivali i tij kroat ka një bilanc prej 15 fitoresh në po kaq ndeshje dhe të gjitha me KO.

Vetë Hysa në një postim në faqen e tij në lidhje me përballjen e muajit të ardhshëm shkruan:

“Më 28 Shtator, Shqipëria bëhet qendra e boksit botëror! Nelson Hysa rikthehet në atdhe për ndeshjen më të madhe që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri: WBA World Gold Championship & WBO Global.

Ky është rikthimi që të gjithë e prisnin – një luftë për flamurin, për popullin dhe për ëndrrën e kampionit botë. Faleminderit Ilir Bregasit që e bëri të mundur këtë ngjarje historike!”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments