Boksieri Nelson Hysa mund të konsiderohet më të drejtë si një nga më të mirë që ka pasur Shqipëria në arenën ndërkombëtare. Në një postim të fundit në rrjetet e tij sociale, shkodrani ka bërë të ditur se është gati për titllin më të rëndësishëm në karrierë, “Titulli i Botës”.
Në kategorinë “Pro Boxing Record”, 40-vjeçari shqiptar nuk ka asnjë humbje, 23-0-0. “Kjo s’është thjesht një foto me breza…është historia e një SHQIPTARI që sfidoi gjithçka për t’u bërë kampion Europe me 4 tituj botërorë në dorë!
WBA, WBC, WBO, IBO – janë më shumë se letra e metale… janë gjaku, sakrificat dhe besimi që nuk u shua kurrë. Nuk ndalem këtu. Po vij për më të madhin. Titullin e Botës”, shkruan Hysa.