HomeKRYESORENeptun Bajko: Hysaj bëri një paraqitje jashtëzakonisht të mirë ndaj Letonisë. Një...

Neptun Bajko: Hysaj bëri një paraqitje jashtëzakonisht të mirë ndaj Letonisë. Një lojë me rendiment

Ish- trajneri i kombëtares Neptun Bajko ka analizuar ndeshjen e fundit të kuqezinjve, atë ndaj Letonisë që u fitua me rezultatin e ngushtë 1-0 falë golit të shënuar me 11- metërsh nga Kristjan Asllani. Ai është ndalur edhe tek loja e secilit prej lojtarëve ku ka veçuar sidomos paraqitjen e Elseid Hysajt.

“Ajo tjetër që duhet të veçojmë në këtë takim është loja e Hysaj, e cila ishte jashtëzakonisht e mirë. Një lojtar me pjekuri maksimale, i cili jo vetëm që në aspektin mbrojtës u tregua shumë i saktë dhe taktikisht i përgatitur.

Gjithashtu mbështeti veprimet e mbrojtësve, duke aplikuar pasime të gjata dhe duke iu afruar për t’i ndihmuar që të përfundonin veprimet drejt portës.

Pra, një lojë jashtëzakonisht me rendiment, me pjekuri të një lojtari me shumë përvojë. Bashkëpunimi Hysaj & Broja ishte gjithashtu ijashtëzakonshëm”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments