Largimi i portierit Kristi Qarri duket i sigurte. Gazeta “Shkodra Sport” e ka raportuar qe mbreme se 24 vjeçari pritet te mos jete me pjese e Vllaznise pas ardhjes se gjermanit Leon Pohls qe eshte projektuar te jete portier i pare i kuqebluve.

Nderkohe gjate konferences se sotme per shtyp ka qene edhe vete trajneri Edi Martini qe deri diku i ka paraprire nje largimi te mundshem te Qarrit. Duke folur per ndeshjen e neserme ndaj Vikingur dhe faktit se kush do te jete ne porte, ai eshte shprehur:

“Kemi marre nje pervoje me pervoje si Pohls, i cili ne fakt ka nevoje per kohe sepse ende nuk eshte pershtatur me ndryshimin e temperaturave dhe me ambientin e ri dhe si rrjedhoje per neser ende nuk e kemi vendosur nese ne porte do te jete ai apo Aroni (Jukaj)”.

Qe do te thote se ai nuk e ka permendur fare Qarrin, portierin i cili luajti si titullar ne dy ndeshjet e turit te pare ndaj Daugavpils. Nje gje e tille do te thote se ky portier me shume mundesi nuk do te jete me pjese e kuqebluve per sezonin e ri.(www.shkodrasport.com)