Tashme asnjeri prej 4 moskutiereve te famshem te viteve te arta te futbollit shkodran e atij shqiptar gjithashtu te viteve 60-70, nuk jeton me fizikisht edhe pse kujtimi i tyre mbetet i perjetshem.

U shuan radhazi Zhega krejt para kohe e pas tij edhe R.Rragami, S.Bizi e se fundi prej Italie ku jetonte keto kohet e fundit u shua edhe me i madhi i historise se portes shkodrane Paulin Ndoja. Absolutisht njeherazi edhe nje nga portieret me te mire shqiptare ne historine e portes shqiptare, sportist klas por edhe njeri Nobel.

Mbetem i privilegjuar sa me s’ka aq me shume marre per baze edhe profesionin tim te gazetarit qe i pata miq te mire, te afert, te sinqerte e shume te hershem qe te 4-t, .njeri me mjeshter se tjetri e njeri me i mire se tjetri brenda e jashte fushes se lojes. Ne Shkoder e ne krejt Shqiperine ata gezonin nje nderim, respekt, vleresim e mirenjohje te veçante prej çdo shqiptari.

Paolon per here te fundit e takova kur se bashku me Vllaznine e tij se ciles nuk ju nda per me shume se gjysem shekulli erdhi disa vite me pare ketu ne Michigan ne rolin e njerit prej trajnereve shkodrane per nje ndeshje miqesore me nje ekip shqiptar te ketushem.

Me dhuroi nje shall te Vllaznise e nje fanelle te saj. Merri Dost, ti kesh kujtim nga une – me tha, ti kesh kujtim nga Shkodra qe e don aq fort, sepse o e meriton ti o kerkushi tjeter! E falenderova dhe u perqafuam me mall e respekt reciprok pa e menduar kurre qe ky do te ishte edhe takimi yne i fundit.

Dy dite me pare kur mesova per ikjen e tij nga kjo bote, ani pse ne moshen 79 vjeçare, ndjeva dhimbje vertet e natyrisht qe u ktheva pas ne kohe.

Per te kujtuar talentin e madh te portes shkodrane e njerin prej me te mireve portiere te Shqiperise, por edhe njerin prej miqve te mij me te mire nder vite, mik sporti e mik jete.

Per te kujtuar djaloshin pasionant qe vetem pse ishte Nipi (e kish burre halle) i Ministrit te brendeshem te Shqiperise gjate kohes se pushtimit italian Kol Bibe Mirakes, e vuante aq shume e do t’i shkaterronin jeten, karrieren, familjen e gjithçka tjeter.

Qe ne 1965 trajneri i famshem Skender Jareci qe drejtonte Shkodren aso kohe do t’i besonte porten e Vllaznise, ne finalen e kupes kunder Skenderbeut, per ta bere qe 19 vjeç fitues te kupes se Shqiperise.

Pak vite me pas Paulini shkelqen ne kampionat e ne kupen e sezonit 71-72 ku me Vllaznine e tij do ti fitonte te 2 trofete e lakmuar, veçmas e paharruar per te e per R.Rragamin finalja e dyte ne Shkoder kunder Beses se Kavajes.

E therrasin sa ne ekipin kombetar Shpresa po ashtu edhe ne Kombetaren A, por jashte vendit nuk mund te dale dot, shkak Gogoli – Biografi. ndaj dhe humb ndeshjet me Rumanine, Finlanden etj.

Dhe i ofrojne nje vend ne porten e Shqiperise ne nje ndeshje miqesore ne Tirane kunder vellezerve te asaj kohe, kinezeve dhe vetem kaq, kujtoj qe fituam ne 2-1 e kujtonte gjithmone me humor kete episod qesharak vete Paulini.

As kur Vllaznia merr pjese ne Kupen Ballkanike te mrekullueshmin Paulin Ndoja nuk e fusin kerkundi ne listen e futbollisteve qe do te udhetojne per ne Bukuresht. Madje arrijne deri aty sa i thone cope fare, gjej nje komunist ne fisin tend, qe pastaj te vazhdosh te luash futboll.

Persekutimi i tij ne fakt nisi qe ne 1966 kur e degdisin ushtar ne Berat e me pas ne Skrapar (ku qendron 20 muaj) e ku gjen Gezim Kasmin e Tiranes e Bashkim Rudin e Elbasanit te dy keta futbolliste te shkelqyer, por me biografi te keqe.

Do te ishte nje telegram e me pas nje takim i se emes se Paulinit – Sllavkes (podgoricane per ka origjina familjare) me Ramiz Aline, ku ky i fundit i thote PO kerkeses se saj qe te pakten i biri te luante per qytetin e tij e per Vllaznine.

Partia ”si shperblim” i kerkon te ndaje gruan, Paulini sapo ishte fejuar me nje vajze e cila vinte prej famijes Diamanti, ku mbi njerin nga pjestaret e familjes se saj rendonte akuza e venies se bombes ne Ambasaden Sovjetike ne Tirane.

“Shko dorezo teshat, ndahu me shoket, e mbylle kete muhabetin e sportit e kthehu ne shtepi se gruan sa te jemi ne gjalle s’ke per ta ndare kurre i thane ne familjen e tij Paulinit.dhe ai beri ate qe i thane e ate qe ndjente ne shpirt. Nuk e prishi familjen se donte Partia, ani pse ja vrane rende pasionin e tij te madh.- futbollin.

Edhe me pas kur qe ne stafin drejtues te Vllaznise nuk ja ndane ”biografine” dhe nuk e lejuan te udhetoje jashte vendit as per ne Rumani, as per ne Malte, Finlande etj, por ai kurre nuk u dorezua e nuk ju qurravit kerkujt.

Me shume me kane derrmuar me thoshte vite me pare gjate nje bisede tonen ne Shkoder ne 1973 kur vendosen te me perjashtojne fare nga sporti sepse Kadri Hazbiu, ish-ministri i brendeshem famekeq i asaj kohe ne nje mbledhje te Komitetit te Partise ne Shkoder kishte thene: Po si nuk ju vjen turp ju te gjitheve qe shkoni ne stadium e duartrokisni Nipin e nje armiku te popullit!!!

Me pas nje ish futbollist i Vllaznise se asaj kohe per te shprehur besnikerine e tij ndaj Partise i pat thene Sekretarit te 1 te Shkodres por edhe trajnerit te atehershem te Vllaznise Xh. Shaqirit: Pash zotin hekeni prej porte ate Paulinin, se jam i gatshem te luj vete e te futem ne porte qysh tash!!!

Me renien e sistemit komunist e pas 90 natyrisht qe Paulin Ndojen futbolli shkodran e ai shqiptar e nderuan dhe e vleresuan ashtu sic duhej e sic e meritonte…sikurse Shkodra e tij beri te njejten gje duke i akorduar tituj , medalje, dekorata e vleresime te ndryshme e te larta …si sportist e si qytetar i vleresuar ne maksimum per kontributet e tija shume vjeçare.

Dy kupa e 1 kampionat si futbollist tek Vllaznia 65, 71-72 por edhe 3 tituj kampion ne stafin e trajnereve e drejtuesve te Vllaznise 92, 98, 2001 dhe nje kupe ne 1987, keto jane trofete kombetare te Paulin Ndojes, respekte e mirenjohje per te.

Lamtumire mik i shtrenjte, te prehesh ne paqe e te qofte i lehte dheu i Shkodres tende qe e deshe aq shume e qe te deshte po kaq! Ani pse kodoshet e Partise ta merziten jeten sa me s’ka.

Ngushellime te sinqerta krejt familjes e fare e fisit Ndoja, ngushellime komunitetit sportiv shkodran e atij shqiptar. Me shume konsiderate per karrieren tende brilante sportive e per jeten tende dinjitoze qytetare.

Miku yt i mire e shume i hershem,

Adriatik R. Dosti – Ann Arbor – Michigan – USA