Vora “pa frena” në merkato. Klubi nga periferia e kryeqytetit ka prezantuar talentin brazilian Vinicius Çezar, i cili ka qenë pjesë e klubit të Korinthias gjatë sezonit 2024-2025. 

Vinicius firmosi kontratë profesioniste me klubin brazilian, teksa ishte pjesë e moshave, teksa vjen në kampionatin shqiptar, për të marrë minuta.  

Vinicius ka qenë gjithashtu pjesë e ekipeve zinxhir të kombëtares së Brazilit, ku numëron 1 ndeshje me ekipin e 16-vjeçarëve. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Vora ka prezantuar 18-vjeçarin brazilian si afrimin më të ri në merkato, teksa në ditët në vijim priten të tjera lëvizje.  

POSTIMI I VORËS: 

Zyrtare: Vinicius César i bashkohet Vorës!

Klubi ynë mirëpret talentin brazilian Vinicius César – 18 vjeç, i rritur në akademinë elitare të Cruzeiro dhe pjesë e SC Corinthians gjatë sezonit 2024–2025.
Ai vjen nga zemra e futbollit brazilian dhe është gati të tregojë veten në kampionatin shqiptar.

Vinicius ka qenë gjithashtu pjesë e ekipeve zinxhir të kombëtares së Brazilit, duke reflektuar cilësinë dhe potencialin që e karakterizon.

Vora mendon për të ardhmen.
Me vizion dhe qetësi klubi vazhdon të ndërtojë një projekt afatgjatë.

Në vijim, priten edhe disa afrime të tjera cilësore, që do të forcojnë më tej skuadrën.